Insajderi
Lajme

Vdes zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Insajderi
27 January 2026 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Driton Aliu, zyrtar i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Hyseni, i cili tashmë të ndjerin e quajti mik të zemrës.

“Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin. Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark