Gazetari dhe humanisti gjerman, Rupert Neudeck, ka vdekur sot në moshën 77 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mediumi gjerman, Spiegel.
Neudeck ishte njëri nga themeluesit e organizatës humanitare Cap Anamur, e cila ka financuar edhe ndërtimin e shumë shtëpive në Kosovë pas përfundimit të luftës.
Në një intervistë për mediat gjermane në mars të vitit 2015, në kohën kur mijëra njerëz u larguan ilegalisht nga Kosova, ai kishte kritikuar ashpër politikanët e Kosovës, për të cilët kishte thënë se “nganjëherë janë thjesht kriminel.”/Insajderi.com