DMX, reperi i njohur amerikan i hiteve “Ruff Ryders’ Anthem” dhe “Party Up (Up in Here)” ka vdekur të premten, ka njoftuar familja e tij.
Ai vdiq në moshën 50-vjeçare.
Reperi ka vdekur në një spital në New York, pak ditë pas sulmit kardiak.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Earl Simmons, kishte pasur probleme me varësinë nga droga në adoleshencë.
Ndër shumë vende ku mbajti koncerte, në karrierën e tij të gjatë, DMX kishte performuar më 2013 edhe në Prishtinë.