Insajderi
Insporti

Veç sot dy i mori te Chelsea, një te Wolves- Dortmundi “mbushet” me lojtarë nga Premier League

Insajderi
27 August 2025 - 15:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veç sot dy i mori te Chelsea, një te Wolves- Dortmundi “mbushet” me lojtarë nga Premier League
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur marrëveshje me Wolves, për lojtarin Fabio Silva.

Siç raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, skuadra gjermane do t’i paguajë plotë 22.5 milionë euro, plutë 4 milionë bonuse për lojtarin Silva.

23-vjeçari nuk kaloi momente të mira në Premier League, ku në 62 ndeshje ka shënuar vetëm katër gola dhe ka bërë tri asiste.

Kujtojmë që sot, Dortmundi mori edhe dy lojtarë nga Cheslea: Carney Chukwuemeka (20 milionë euro) dhe Aaron Anselmino (huazim).

Po ashtu, gjatë afatit kalimtar, Dortmund ka transferuar edhe lojtarë tjerë nga skuadrat angleze, si: Jobe Bellingham (30 milionë euro) dhe Yan Couto (20 milionë euro).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark