Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi në fund golin e fitores - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi në fund golin e fitores

    Insajderi
    15 March 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mallorca mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Ky triumf i ka mundësuar atyre që të vazhdojnë të ëndërrojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

    Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i bëri të gjitha në këtë takim.

    Ylli dardan fillimisht shënoi autogol në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 mysafirëve.

    Ai pati një mundësi për ta përmirësuar gabimin e tij në minutën e 62-të, por dështoi të shënonte nga penalltia.

    Megjithatë, kjo duket se ishte ditë me fat për 30-vjeçarin, pasi ai realizoi gol në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 ekipit të Mallorcas.

    Përveç golit të shënuar ai pati edhe tri gjuajtje në drejtim të portës, dy gjuajtje të bllokuara dhe një driblim të kompletuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark