Insajderi
Insporti

Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, zbardhen detajet e marrëveshjes

Insajderi
10 June 2026 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, zbardhen detajet e marrëveshjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje me Mallorcan për transferimin e sulmuesit kosovar.

Sipas raportimeve të gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shumën prej 15 milionë eurosh.

Fenerbahçe do ta paguajë këtë shumë në këste gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Mallorcas 10 për qind të vlerës së një shitjeje të ardhshme të lojtarit.

Edhe Muriqi ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Stambolli dhe ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin. Tashmë priten vetëm hapat formalë për zyrtarizimin e rikthimit të tij në Turqi.

Sulmuesi i Kosovës pritet të udhëtojë drejt Stambollit brenda javës së ardhshme, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të firmosë kontratën e re me Fenerbahçen.

Muriqi ka lënë gjurmë gjatë periudhës së tij të parë te Fenerbahçe, para se të transferohej te Lazio. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Mallorcan në La Liga, klubi turk ka vendosur ta rikthejë sërish në radhët e veta, duke e konsideruar një nga përforcimet kryesore për sezonin e ri.

Rikthimi i “Piratit” pritet të pritet me entuziazëm nga tifozët e Fenerbahçes, të cilët e kujtojnë ende kontributin e tij të mëparshëm me fanellën verdheblu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark