Insajderi
Insporti

Vedat Muriqi shënon një super gol, portierit s’i mbetet gjë vetëm ta shijojë

Insajderi
15 February 2026 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vedat Muriqi shënon një super gol, portierit s’i mbetet gjë vetëm ta shijojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi kosovar nga Prizreni, Vedat Muriqi, po kalon një formë të jashtëzakonshme tek Mallorca.

Muriqi ka shënuar një super gol në ndeshjen kundër Real Betis, ku ekipi i tij Mallorca po humb me rezultat 1-2.

Në ditën kur mori çmimin lojtari i muajit në La Liga, Muriqi vendosi të na befasojë me një gol me kokë, që ishte e paarritshme për Alvaro Valles.

Ky është goli i 16-të personal në La Liga këtë edicion për Muriqin, ku pas tij është vetëm Kylian Mbappe me 23 gola.

Vedat Muriqi tashmë ka 50 gola në total në kompeticionin e La Ligas. /Insajderi.org/

https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/2023150509692264674


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark