×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vela-Petkoviqit: Mos leh, Serbia shkeli marrëveshjen e Brukselit

    Insajderi
    25 April 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani sot ia ka numëruar kryenegociatorit serb, Petar Petkoviqit shkeljet që Serbia ua ka bërë marrëveshjeve të Brukselit.

    Vela ka shkruar se Serbia dje ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

    “Petre, mos leh! Dje Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet!”, ka shkruar Vela në twitter.

    Tutje ai ka shkruar se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme të Brukselit, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur mbrëmë dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit. Në një shkrim në rrjetin social twitter, ajo ka theksuar se Serbia ka mbetur e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

    Lidhur me këto deklarata, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar duke thënë “kur Vjosa Osmani përmend shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asciacionit të komunave serbe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark