×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Vëllai i Bashotës së PDK’së nesër para gjyqit- Dyshohet se frikësoi dikën me armë në këmbim të pagesës

    Insajderi
    28 March 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Nuhi Bashota, vëllai ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës i cili vie nga Partia Demokratike e Kosovës, të premten pritet të dalë para gjykatës pasi ndaj tij është ngritur një aktakuzë për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Vëllai i Sokol Bashotës, anëtarit të kryesisë së PDK’së dyshohet se ka kryer një sulm me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në këmbim të pagesës.

    Me 25 janar të këtij viti, Nuhi Bashota ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Ibrahim Qadrakut nga Prishtina me qëllim që ta frikësoj dhe kërcënoj. Sipas aktakuzës që ka siguruar Insajderi, ky kërcënim ka ardhur pas një kacafytje me armë dhe grushta që pronari i shtëpisë ka pasur para një viti me Burim Ajetin i njohur si “Haraqina”. Një vit me vonë, Haraqina me qëllim hakmarrje ka paguar sulmin drejtë shtëpisë së tij. për ta kryer sulmin, pagesa prej 2 mijë eurove iu premtua Nuhi Bashotës, por pagesa nuk u realizua.

    Çfarë deklaruan të përfshirit para prokurorisë?

    I dëmtuari, Ibrahim Qadraku- të cilit i është sulmuar shtëpia dhe rrezikuar familja ka paraqitur rastin në polici.

    Sipas aktakuzës- Qadraku ka deklaruar se në momentin e sulmit ai ka qenë brenda në shtëpi me nënë dhe motrën e tij.

    Ai ka deklaruar se personat që kanë gjuajtur nuk i njeh por sipas tij, kjo ishte e porositur nga  Burim Ajeti i njehur si “Haraqina” me të cilin kishte pasur një konflikt fizik në janar të vitit 2023.

    Personat të cilët kanë gjuajtur me armën nuk i njoh por këtë e di që ka qenë e porosit dhe  e paguar nga Burim Ajeti I njohur me pseudonimin Haraqina. Kjo pasi në janar të vitit 2023 derisa kishte qenë së bashku me shokun e tij Egzon Abazi duke pirë kafe në “Exit Lourg Bar” në Veternik, Egzoni dhe Burimi kishin filluar të fjalosen. Egzoni të njëjtin e ka plagosur me armë zjarri ndërsa ky e kishte goditur një herë me boks në kokë ku kam pasur edhe armën në dorë dhe Burimi për shkak të inatit dëshiron të hakmerret ndaj tij dhe Egzonit”, thuhet në deklaratën që Qadraku e ka dhënë në polici.

    Personi që kishte kryer sulmin, Nuhi Bashota e ka pranuar fajësinë para organeve të drejtësisë. Ndaj tij pritet që të premten të ipet verdikti final.

    Sipas dosjes që posedon Insadjeri, Bashota ka pranuar se ka sulmuar me armë zjarri shtëpinë e të pandehurit për pagesën prej 2000 mijë euro.

    “…Fitimi kishte filluar të flasë dhe u kishte thënë se e kam një punë me kry një shpi dhe parat i merr ne dore, fillimisht kishte menduar se është fjala për fasadim të ndonjë shtëpie mengenesë si pune te dyte e kishte punën me fasada, por Fitimi i kishte thënë se duhet me gju me armë një shtëpi ku në veturë i kishte dhënë armën dhe fisheket, 3 fisheke dhe i kishte thënë gjuaj në drejtim të shtëpisë 3 herë, i njejti e kishte pyetur nese gjendej dikush në shtëpi nëse rrezikohej ndonjë person ku I njejti i kishte thënë të garantoj se nuk është askush sepse e kam përcjellë këtë shtëpi që disa ditë”, thuhet në deklaratë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamje nga momenti i sulmit. Siç edhe shkruan në deklaratën e tij, Batusha njëherë kishte kaluar nga shtëpia por nuk ka gjuajtur, pas disa sekondave është rikthyer prapë dhe ka gjuajtur me armë 3 herë.

    Njëherë e kishte kaluar shtëpinë kishte dashur që ta lejë këtë punë por prap ishte kthyer dhe kishte gjuajtur dy here në lartësi dhe një herë në drejtim të shtëpisë në pjesën e sipërme dhe kishte vazhduar për në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë”, shkruan në deklaratën e Batushës.

    Tutje, sipas deklaratës së tij, Batusha ka thënë në polici se parat e premtuara nuk i janë paguar ndërsa arma me të cilin është kryere sulmi e kishte dorëzuar Fitimit.

    I njëjti kishte qenë duke e pritur jashtë veturës, kishin hy në veturë ia kishte dorëzuar armën dhe parat i kishte thënë nuk mundem me t’i dhënë se s’po mi japin dhe kishte vazhduar në banesë”, shkruhet në aktakuzë.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës ka provuar të kontaktoj Sokol Bashotën- anëtarin e PDK’së lidhur me akuzat që rëndojnë mbi vëllain e tij por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Si ndodhi sulmi i 25 janarit dhe kush ishin te arrestuarit?

    Pas rreth 3 javësh, Policia kishte arrestuar të dyshuarin për incidentin me të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Nuhi Bashotën.

    Bashkë më të ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë. Insajderi mëson se ata janë Fitim Salihu, Dardan Zena dhe Flamur Pantina. Dy nga ta janë liruar me kusht gjatë javës dhe me gjobë prej 3 mijë eurove.

    Policia kishte sekuestruar po ashtu dy armë zjarri.

    Policia kishte njoftuar se janë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

    Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Qendra kanë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm (gjuajtje me armë zjarri), që ka ndodhë me 25 janar 2024 në rrugën Ferat Dragaj në Prishtinë”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark