×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vëllai i Behlul Beqajt kritikon ministrin Çeku, nuk e nderoi vëllain e tij

    Insajderi
    01 October 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i politologut, Behlul Beqaj, i cili vdiq të dielën i ka kritikuar institucionet e Kosovës, dhe në veçanti Ministrinë e Kulturës, se nuk kanë bërë asnjë nderim për të.

    Gazmend Beqaj, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë letër ngushëllimi, si dhe nuk është bërë asnjë nderim në nga ana e Ministrit të Kulturës, Hajrullah Çekaj për Beqajn.

    Në letrën e hapur të Beqajt thuhet se pozita nuk e bën dikë më të mençur, por e sfidon mençurinë e tij.

    “Letër e hapur Z.Hajrulla Çeku-t Ministër I Kulturës Rinisë dhe Sportit

    Pozita nuk e bën njeriun më të mençur… Pozita e sfidon mënçurinë e tij …

    Në vija të trasha gjithë njerëzit janë njëlloj. Të gjithë kanë zemër por jo secila zemër rrah për të njejtin qëllim. Të gjithë marrin frymë por jo të gjithë frymojnë për të njejtat ideale …
    Vetëm në finesa njerëzit dallojnë dhe në këto finesa ju Z. Ministër keni ra…
    Asnjë germë…asnjë fjalë ngushëllim ..asgjë në nderim dhe kujtimi të bashkëqytetarit tend…
    Prizreni sado provincë, prizrenasit sado njerëz të thjeshtë e të vegjël kanë zemrën e madhe dhe kujtesën e mirë …

    Ndoshta edhe mund ta kem gabim ndoshta edhe mund të jam subjektiv por besoj e kam gjithë të drejtën njerëzore që si dikushi që ka besuar në vlerat dhe idealet që përfaqësoni të shpreh zhgënjimin tim me Ju dhe të ngajshmëve me Ju!”, shkruan ai.

    Beqaj, i cili vdiq të dielën, është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark