Vëllai i Blerim Velës shkruan për analfabetizëm, por e “masakron” gjuhën shqipe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Blerim Velës shkruan për analfabetizëm, por e “masakron” gjuhën shqipe

    Insajderi
    07 September 2021 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” për deputet dhe vëllai i Blerim Velës, Driton Vela, përmes një postimi në Facebook, e dreqosi sërish. Përderisa u mundua të thotë diçka për analfabetizmin, e “masakroi” gjuhën shqipe.

    “Prej analfabetëve funksional e militantëve partiak kalojmë në ambasadorë si Dren Doli, djalosh i jashtëzakonshëm!”, shkroi Vela në Facebook.

    Si për ironi, duket se edhe vetë Vela mund të futet në grupin e parë, të përmendur në postimin e tij, sepse bie në sy mungesa e njohurive për formimin e shumësit të emrave të gjinisë mashkullore në gjuhën shqipe.

    Më saktësisht, i ka shkruar në njëjës mbiemrat “funksional” e “partiak”, ndonëse ata janë të vendosur pas emrave në numrin shumës – “analfabetëve” e “militantëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark