Insajderi
Lajme

Vëllai i Faruk Mujkes në mesin e të arrestuarve për pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm

Insajderi
19 April 2026 - 12:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vëllai i Faruk Mujkes në mesin e të arrestuarve për pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fahredin Mujka, vëllau i Faruk Mujkës është arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Policia e Kosovës, i cili përfshiu dhjetëra bastisje, me fokus në Mitrovicë dhe zonat përreth për organizim dhe pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm.

Aksioni, i realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, është pjesë e një hetimi të thelluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.

Në mesin e të arrestuarve janë: Dardan Sahiti (34), Arbër Berani (37), Fahredin Mujka (55), Andi Maxhuni (23), Flamur Sahiti (36), Bujar Muli (41), Xhevat Syla (52), Besim Islami (53), Raif Sylaj (41), Albert Miftari (29), Shaban Ahmeti (46), Nexhat Maloku (54), Behxhet Syla (44), Arsim Islami (51), Fisnik Deberlluka (48), Mensur Selmani (36), Blerim Berisha (42), Daut Maloku (30), Nexhmedin Haziri (49), Atdhe Rexhepi (49) dhe Bahtir Maxhuni (52).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark