×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i gruas së Hysenit të VV-së emërohet kryeshef i ri i KOSTT-it

    Insajderi
    11 October 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Evetar Zeqiri është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it. Emërimi i tij është bërë në mënyrë unanime në mbledhjen e mbajtur me datën 6 tetor të këtij viti.

    Sipas burimeve të Gazetës Infokus, Evetar Zeqiri është vëllai i bashkëshortes së Mentor Hysenit, i cili ishte kandidat për deputet e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019.

    Për 12 vite Mentor Hyseni ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione të ndryshme publike në Kosovë si Ministria e Drejtësisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërsa në 4 vitet e fundit Mentori punon si Ekspert i Financave Publike në Kuvendin e Kosovës duke ofruar ekspertizën e tij të gjatë për t’i shërbyer një qeverisje më të mirë të parasë publike”, ka shkruar Kurti në fushatë të vitit 2019.

    Gazeta Infokus tregon se ka kontaktuar me Mentor Hysenin i cili edhe ka konfirmuar relacionin e tij familjar me Evetar Zeqirin, duke thënë se punësimi i Zeqirit nuk ka lidhje me të. Sipas tij potencialisht 51% e qytetarëve në vend janë pjesë e LVV-së. Ai ka shtuar se bordi i KOSST-it është zgjedhur nga Kuvendi në bashkëpunim me anglezët dhe në zgjedhjen e tyre nuk ka fare gisht Lëvizja Vetëvendosje e që se sa ka qenë kompetent për detyrën e marrë për Zeqirin mund të flasë bordi i KOSTT-it, nga i cili edhe është zgjdhur.

    Evetarin e kam vëlla të gruas, mik. Nëse dëshironi të pyesni nëse ai ka qenë kompetent për detyrën si kryeshef ekzekutiv atëherë për këtë duhet të pyetet bordi i Kostt-it. Sepse bordi e ka vlerësuar, është kryesuesi i bordit dhe anëtarët e bordit të cilët i ka zgjedhur Kuvendi i Kosovës. Bordi është zgjedhur në bashkëpunim me anglezët pa pasë kurrfarë ndikimi të Lëvizjes Vetëvendosje, të paktën as mediat nuk e kanë atakuar që ka lidhje me LVV-në ky bord. Tash pse është mik i imi që jam anëtar i LVV-së, që potencialisht po them 51% janë Vetëvendosje në vend dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me mua”, ka thënë Hyseni për Infokus.

    Zeqiri ishte i punësuar edhe në qeverinë Kurti 1 ku përveç këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ai në qershor të vitit 2021 ishte zgjedhur edhe njëri prej anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike KRU “Prishtina”, bord ky i zgjedhur nga qeveria, ndërkohë që Mentor Hyseni ka qenë, kryesues i Bordit të Ujësjellësit KRU “Prishtina”.

    Të dhënat nga raporti i deklarimit të pasurisë, në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), të vitit 2022, tregojnë se ai përveç anëtar i bordit në AKP, ai mban edhe 6 vende të tjera të punës, përfshirë edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës ku paguhet me kompensim e që paga e tij vjetore me këto vendet të punës kap shifrën mbi 38 mijë euro.

    Më anë të një njoftimi në facebook të KOSST-it, thuhet se Zeqiri ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim.

    Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark