Vëllai i Liridona Ademajt: Sot ajo prehet aty ky e ka vendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Liridona Ademajt: Sot ajo prehet aty ky e ka vendin

    Insajderi
    04 December 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridona Ademaj, u rivarros sot në vendlindjen e saj, në fshatin Rracaj të Gjakovës.

    Pas kësaj ka reaguar vëllai i saj, Leonardi.

    Ai tha se Liridona, prehet aty ky e ka vendin.

    “Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne”, tha ai.

    Leonard Ademaj, theksoi se dhimnja u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

    “Faleminderit nga thellësia e zemres. Ne do të gjejmë forcën që t’i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima”, theksoi ai.

    “Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet. Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”, shtoi ai.

    30-vjeçarja Liridona Ademaj, u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

    Dyshohet se aktin makabër e ka organizuar ish-burri i saj, Naim Murseli.

    Ndaj tij dhe dy të dyshuarve të tjerë, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, Gjykata Themelore e Prishtinës, iu caktoi nga 30 ditë paraburgim.

    Dyshohet se Naim Murseli, i ka paguar 30 mijë euro për vrasjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark