Vëllai i Mehmetajt deklarohet pas dënimit: Serbia nuk ka asnjë fakt për akuzat ndaj Nezirit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Mehmetajt deklarohet pas dënimit: Serbia nuk ka asnjë fakt për akuzat ndaj Nezirit

    Insajderi
    06 December 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata në Serbi e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili akuzohej për për krime lufte. Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet.

    Valon Mehmetaj, vëllai i Nezir Mehmetajt, ka thënë për RTK-në se për dënimin e tij u njoftuan nga avokatët dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës atje.

    “Siç e keni kuptuar nga burime të ndryshme vëllai im po mbahet në burg të Serbisë prej 3 janarit të vitit 2020 dhe pas shumë e shumë seancave gjyqësore sot datë 6 dhjetor është dhënë dënimi nga organet e drejtësisë në Serbi dhe si rezultat Nezir Mehmetaj dënohet me 6 vite burg. Ne këtë lajm e kemi pranuar menjëherë pas përfundimit të seancës nga avokatët dhe nga zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe ky lajm për familjen është jo i mirëpritur pasi që për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidhë vëllanë me akuzën e bërë ndaj tij. Është indikative që ky gjykim ka qenë i tejzgjatur, ka filluar në mars të vitit 2021 dhe ka përfunduar më 6 dhjetor 2024, pra më shumë se tri vite e gjysmë, por shpresojmë se drejtësia në shtetin e Serbisë do e sheh të arsyeshme ta lirojë për një afat sa më të shkurtër Nezirin duke llogaritur kohën e mbajtjes dhe procedurat tjera të vazhdojnë më tutje”, tha për RTKlive, Valon Mehmetaj.

    Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark