Vllezërit Bytyqi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, lanë biznesin e tyre të picave në Brooklyn të New Yorkut për të luftuar në Kosovë, krahas shqiptarëve etnik ndaj shtetit serb.
Ata ishin zënë në Serbinë Qendrore gjatë vitit 1999, derisa po kalonin nëpër rrugët e shtetit të Serbisë. Trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në vitin 2001, raporton Associated Press.
Vëllai i tyre, Fatos Bytyçi i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën, se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq u ka premtuar zyrtarëve amerikanë se do të sjell në vendin e saj drejtësinë për këtë rast.
Vuçiq ka bërë thirrje për durim. Bytyqi shprehet i indinjuar me përgjigjet e Vuçiqit rreth këtij rasti, njofton Insajderi.
“Të kem durim prej 17 vjetësh? Ky rast nuk është që nga dita e djeshme”, tha Bytyqi.
Për vrasjet e trë vllezërve Bytyqi në Serbi ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbe që të trajtohet ky rast i shtetasve amerikanë. /Insajderi.com