×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vëllavrasja – Sekretet e errëta të Perandorisë Otomane

    Insajderi
    14 July 2016 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin zakonin ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe ditët e para, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me radhë.

    Kur Mehmed Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmedi e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme.

    Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxori ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltani i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.

    Mehmedi III shkuli mjekrën e tij nga hidhërimi, kur vëllai më i vogël iu lut për mëshirë. Por ai “nuk iu përgjigj kurrë as edhe me një fjalë”, dhe djali u ekzekutua së bashku me 18 vëllezër të tjerë. Pamja e 19 trupave të tyre që rrotulloheshin rrugëve preku dhe bëri të qajë gjithë Stambollin. Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt. /bota.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark