Insajderi
Biznes

Vende të lira pune: Punëtor në grupin e ndërtimtarisë 7 (shtatë) pozita

Insajderi
23 June 2023 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vende të lira pune: Punëtor në grupin e ndërtimtarisë 7 (shtatë) pozita
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i punës: Punëtor në grupin e ndërtimtarisë 7  ( shtatë) pozita
I raporton: Kryepunëtorit të grupit të ndërtimtarisë

Niveli i pagës: 7
Kohëzgjatja e Kontratës: 6 muaj

Detyrat e përgjithshme:

  1. Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga kryepunëtori i grupit;
  2. Koordinon punët me punonjësit tjerë së bashku me kryepunëtorin e grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DMI-në;
  3. Bashkëpunon ngushtë me punonjësit tjerë dhe me kryepunëtorin e grupit në përmbushjen e objektivave të DMI-së;
  4. Të ketë etikë dhe integritet në punë;
  5. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i thirrur për nevojat e DMI-së apo të NPB-së.

Detyrat Specifike:

  1. Bën përgatitjen e llaçit, muratimin e mureve me materiale dhe dimensione të ndryshme, muratimin e mureve ndarëse, punimin e themeleve, punimin e armaturës, betonimin, kryerjen e punimeve suvatuese, ndërtimin e kulmeve, punimin e dyshemeve, shtrimin dhe veshjen me pllaka, kryerjen e punimeve izoluese, bravandreqjen, montimin e xhamave dhe dyerve nga materiale të ndryshme si dhe punë të tjera ndërtimore sipas nevojës;
  2. Punë me suvatim, mallter dhe glet, fasadim, gips (rigips,knauf) etj;
  3. Përgatitja e vendit të ndërtimit çdo ditë duke përgatitur materiale, vegla dhe pajisje;
  4. Bën transportin e mallrave apo punonjësve tjerë sipas nevojës;
  5. Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe kujdeset që materiali të mos shkojë dëm apo të përdoret në mënyrë joadekuate;
  6. Kryen punë në riparimin e mureve, dyshemeve, parmakëve, dritareve, vendosje te xhamave, ngjyrosje të ndryshme dhe punë të tjera;
  7. Është përgjegjës per mjetet e punës për të cilat është i ngarkuar.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  1. Kryepunëtori i grupit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojave të NPB-së;
  2. Në rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër të kryepunëtorit mund ta zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera;
  3. Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave te ngarkuara nga menaxhmeti.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkolles së mesme;
  • Dëshmi për përvojë pune së paku 2 vite në lëminë e ndërtimit

Aftësitë:

  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë ndërtimore;
  • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për siguri në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jëtë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të madhe;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

Kualifikimet e preferueshme: 

  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Patent shofer Kategoria B.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Ulpianë – Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

 Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

–              Formulari për aplikim i NPB-së;

–              Dëshmitë për kualifikimin shkollor;

–              Dëshmitë për përvojën e punës;

–              Kopjen e letërnjoftimit;

–              Certifikatën nga gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar (jo më e vjetër se gjashtë muaj).

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data: 23.06.2023- 30.06.2023

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark