Vendi me taksat më të larta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vendi me taksat më të larta

    Insajderi
    15 July 2017 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendi me taksat më të larta është Belgjika, ku punëtorëve u duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e parave që ata fitojnë në formën e taksës mbi të ardhurat dhe të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.Norma e taksave në Belgjikë është rreth 5 pikë përqindjeje më e lartë se Gjermania, vendi i dytë me taksa më të larta, transmeton albinfo.ch.

    Sipas të dhënave nga raporti i “Taksave mbi pagat 2017”, mesatarisht në 35 vendet anëtare të OECD-së, individët kontribuojnë me rreth një të tretën e pagës së tyre.
    Gjithsesi, punëtorët në 10 vendet me normë më të lartë marrin pagesa të larta.

    Pas belgëve, të cilët paguajnë 54%, të dytët dhe të tretët, përkatësisht në Gjermani dhe Hungari, individët paguajnë 49.4%, respektivisht 48.2%.

    Raporti mat nivelin e taksave mbi të ardhurat personale dhe kontributet për sigurimet shoqërore në secilin vend të OECD-së, duke përllogaritur pagën pas tatimit. Të ardhurave nga pagat u zbriten taksat, kontributet, minus përfitimet familjare të marra si përqindje e kostove të punës së përgjithshme të punëdhënësit.

    Sipas Montior, vendet, ku norma e taksave është më e ulët se mesatarja e OECD-së prej 36% janë: Polonia 35.8%, Mbretëria e Bashkuar 30.8%, Irlanda 27.1, dhe Zvicra 21.8%.

    Krahas tyre janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31.7%, Australia me 28.6% dhe Izraeli me 22.1%.
    Vendet me normë më të ulët janë Meksika me 20.1%. Zelanda e Re me 17.9% dhe Kili me 7%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark