Plani i kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora, nuk pritet të jetë në favor të ShSKUK-së. Përfitues të vetëm nga ky plan pritet të jenë klinikat private në Kosovë. Kjo për shkak se një mjek i huaj më përpara do të zgjidhte një spitali privat për shkak të pagës më të lartë se spitalin shtetëror, me një pagë prej 600 euro.
Fillim i një epoke të re, e quajti i pari i dikasteri të Shëndetësisë, ndryshimin e Udhëzimin Administrativ për licencimit të mjekëve të huaj. Qëllim i këtij ndryshimi sipas tij, është që mjekët e mërgatës të kenë rrugën më lehtë për ty kthyer e kontribuar, në Kosovë.
Por, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija në një prononcim për Gazetën Insajderi, tha se lehtësimi i procedurave për licencimin e mjekëve të huaj është favorizues më shumë për klinikat privat në vend.
Sipas tij, kjo ndodhë për shkak se një mjek i diasporës më përpara do të zgjidhte një klinikë private për shkak të pagës më të lartë se sa në spitalin shtetëror.
“Vendimi për lehtësimin e procedurave për licencimin e mjekëve të huaj në fakt është më shumë në favor të institucioneve private shëndetësore, sesa në ato publike. Kjo për faktin se mjekët e huaj kanë më shumë leverdi që të vijnë për punuar në institucionet private, për shkak të përfitimeve financiare”, tha Vitija për Insajderi.
Një strategji dhe projekt i qartë do të mund të avanconte shërbimet shëndetësore në Kosovës, thotë gazetari i shëndetësisë.
Tutje, Vitija shtoi se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk mund të krijojnë ekspertë duke kërkuar ndihmë por duke investuar në mjekët që janë aktualisht në Kosovë.
“Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet ta kuptojë se nëse duan që të avancojnë shërbimet shëndetësore, kjo duhet të bëhet me një strategji dhe projekt të qartë i cili po ashtu ka kosto financiare. Ne nuk mund të krijojmë ekspertë të çfarëdo lëmie mjekësore duke kërkuar ndihmë, por duhet të investojmë në këta mjekë”, shtoi Vitija për Insajderin.
Ndërsa, sa i përketë deklaratës së Ministri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, se secili mjek që kthehet nga diaspora për të punuar në Kosovë do të trajtohet si mjekët vendas, Vitija e sheh shumë problematike.
Kjo për shkak se, asnjë mjekë nuk do ta linte vendet e tyre të punës me prestigj e pagë të lartë për të punuar në Kosovë me pagë 600 euro.
“Ideja që mjekët nga diaspora të vijnë për të punuar në spitalet publike me pagë të njëjtë sikurse mjekët në Kosovë, është problematike sepse mjekët e diasporës punojnë në institucione prestigjioze me paga të larta dhe nuk besoj se do të lënë vendet e tyre të punës për të ardhur në Kosovë me pagë 600 Euro”, tha më tej Vitija.
Përjashtimi i Odës së Mjekëve nga procedurat e licencimit të mjekëve të huaj
Odës së Mjekëve të Kosovës, u është hequr me Udhëzimin Administrativë e drejta për licencimin e mjekëve të huaj. Ky vendim u miratua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, në mbledhjen e 30 gushtit.
Me Ligjin e Shëndetësisë, çdo punëtorë që dëshiron të ushtrojë profesionin e tij në Kosovës duhet të anëtarësohet në Odën e Mjekëve dhe pastaj të aplikojë në MSH për licencim.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka thënë se fatkeqësisht dispozitat ligjore për anëtarësim obligativ në OMK të mjekëve të huaj janë hequr nga Udhëzimi Administrativë, që u nënshkruar nga kryeministrit.
“Me Ligjin e Shendetësisë çdo punëtor shëndetësor që ushtron profesionin në territorin e Kosovës duhet të anëtarësohet në Odën respektive të profesionistëve shëndetësor, pastaj mund të aplikoj në MSH për licencim. Fatkeqësisht dhe çuditërisht dispozita ligjore nga Ligji i shëndetësisë për anëtarësim obligativ në OMK është hequr në UA që i është paraqitur për nënshkrim kryeministrit. Se a e ka respektuar MSh-ja këtë dispozitë ligjore nuk jemi të sigurt”, tha Sejdiu për Insajderin.
Sipas këtij Udhëzimi Administrativ profesionistët shëndetësor të huaj lirohen nga obligimi për pajisje me leje qëndrimi.
Mirëpo, Sejdiu thotë se ky rregull është obligativ në gjitha shtete e Evropës.
“Mjekët e huaj verifikohen vazhdimisht ku secili prej tyre duhet të prezantoj dokumentacionin e kërkuar me UA të MSh-se plus certifikatën e pastërtisë etiko-profesionale të lëshuar nga Odat e vendit të origjinës. Fatkeqësisht edhe kjo rregull është hequr si kriter në UA të ri. Kjo rregull është obligative në gjitha shtetet e Evropës dhe më gjerë”, shtoi më tej Sejdiu.
Lehtësimi i këtyre procedurave ka hapur derë për manipulime të mëdha. Sipas Sejdiut, Oda kishte proceduar pesë raste të mjekëve që nuk kishin poseduar faksimilat zyrtare të OMK.
Por, dy raste kanë ikur nga Kosova për t’i ikur këtyre procedurave.
“Proceduarave të verifikimit kanë mundur ti largohen vetëm nëse Bordi i MSh ka anashkaluar dispozitat ligjore në fuqi. Fatkeqësisht disa raste i kemi raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, pasi nuk kanë poseduar faksimilat zyrtar të lëshuar nga OMK por nuk kemi pasur raporte kthyes”
“Oda ka proceduar pesë raste me vendime të plotfuqishëm nga organet tona dhe dy raste kanë ikur nga Kosova për t’i ikur këtyre proceduarave”, tha më tej Sejdiu./GazetaInsajderi/