×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Vendimi i gabuar i Kurtit – Spitalet publike nuk joshën kurrë mjekët nga diaspora

    Insajderi
    06 October 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javën e kaluar kryeministri Albin Kurti në krye të komitetit për shëndetësi, njoftoi se e ka një plan për kthimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora. Tha se po krijojnë lehtësira për kthimin e tyre në Kosovë. Por, sipas të dhënave të Odës se Mjekëve, në pesë vitet e fundit asnjë mjekë nga diaspora nuk ka shprehur vullnet që të vijë e të punoj në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës asnjëherë nuk ka joshur mjekë të huaj që të vijnë e të kontribuojnë për shëndetësinë kosovare. Në vazhdimësi në këtë institucion ka pasur mungesë të stafit mjekësor. Vetëm gjatë këtij viti 500 infermierë dhe 403 mjekë kanë ikur nga Kosova për në vendet e huaja, sidomos në Gjermani.

    Kjo situatë alarmante ka bërë që këtë punë ta marrë në duar vet kryeministri Albin Kurti. Plani i tij është që t’i ftojë mjekët nga diaspora që të kontribuojnë në Kosovë.

    Në mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, ku udhëheqës është vet kryeministrit, ka kërkuar që menjëherë të fillojnë hapat për sjelljen e mjekëve nga diaspora.

    “Anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve”, thuhet në komunikatë e Komitetit.

    Mirëpo, një plan i tillë zor se mund të arrihet, kjo për shkak të mosinteresimit të mjekëve të mërgatës për të shërbyer, në Kosovë.

    Në pesë vitet e fundit, asnjë mjekët nga diaspora nuk ka shprehu vullnet që të vijë në Kosovë për të punuar.

    Nga 106 mjekë të huaj sa janë aktivë në Kosovës, 23 prej tyre janë të papunë.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se në të vërtet këta mjekë janë shqiptar nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Mali i Zi.

    “Duka pasur parasysh se me rastin e ç’anëtarësimit nga lista e anëtarëve të OMK, ne kemi vetëm numrin e mjekëve të huaj aktiv në Kosovë dhe ai numër është 106, prej tyre 23 janë të pa punë që në të vërtetë janë shqiptar nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Mali i Zi”, tha Sejdiu për Insajderin.

    Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se secili mjek që kthehet nga diaspora për ta dhënë kontributin e tij në Kosovë do të trajtohet si mjekët vendas.

    Sipas të dhënave, paga bruto e mjekëve në Kosovë është 630 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro.

    50 specialistë shëndetësor lënë spitalin e shtetit për atë privat

    Kuadri mjekësor po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës. Vetëm për tre vjet nga Kosova janë larguar 403 mjekë. Kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe mos kalimi i Ligjit të pagave, bënë që në sytë e mjekëve Kosova të duket si vend që nuk ofron mundësi.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar se përveç ikjes së mjekëve nga Kosova, një fenomen i ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë po shënon rritje masive.

    Sipas Sejdiut, vetëm gjatë këtij viti 50 specialistë kanë lënë sektorin publik për atë privat, për shkak të pagave të ulëta.

    ”Ikja e mjekëve nga sektori publik tek sektori privat, po ashtu është një fenomen shumë brengosëse sidomos kur kemi të bëjmë me mjekët me përvojë dhe eksperiencë të madhe. Sipas të dhënave që kemi marrë nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve rajonale gjatë këtij viti nga sektori publik në atë privat kanë kaluar rreth 50 specialistëve të fushave të ndryshme”, tha Sejdiu për Insajderin.

    Ikja e anesteziologëve nga QKUK-ja

    Gazeta Insajderi, ka raportuar për fenomenin e ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë, i cili po shënon rritje masive.

    Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, vetëm brenda muajit gusht-shtatorit pesë anesteziolog kanë ofruar dorëheqjen nga kjo klinikë, për t’i vazhduar aftësitë e tij profesionale në një spital privatë.

    Në muajin gushtë të këtij vitin, ishte vet drejtori i kësaj klinike, Nehat Baftiu që dha dorëheqje nga detyra si Anesteziolog, në ShSKUK-së dhe që aftësitë e tij profesionale i vazhdoi në një institucion privat.

    Kurse, 9 shtator të këtij viti, ishte mjeku Burhan Hadri, i cili u larguar nga klinika e Anesteziologjisë për të vazhduar punën në spital privatë.

    Rrugën e largimit nga QKUK-ja, sikurse anesteziologu Burhan Hadri, e ndjekën edhe dy koleget e tij. Doktoreshat Dafina Matoshi dhe Myzejene Kryeziu lanë punën në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, shkruan Insajderi.

    Për Gazetën Insajderi, ishte deklaruar drejtori i Anesteziologjisë, Gazmend Spahija. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes se anesteziologut është paga e ulët në QKUK.

    “Burhan Hadri ka ofruar dorëheqjen tij nga 26 shtatori, pasi momentalisht gjendet në pushim vjetor. Arsyeja kryesore ka qenë paga pasi në spital privatë ka pagë më të lartë dhe ka kujdestarit me pak”, tha Spahiju për Insajderin. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark