Vendimi i “Kurtit”, pengon mërgimtarët/Radhë në doganën e Morinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vendimi i “Kurtit”, pengon mërgimtarët/Radhë në doganën e Morinës

    Insajderi
    20 July 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të enjte janë krijuar rradhë të gjata automjetesh në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Arsyeja e rradhëve të gjata në doganën e Morinës është bërë një vendim i Qeverisë së Kosovës e cila i kërkon çdo qytetari që nuk ka targa të Kosovës në automjetin e tij, që të  paguaj një takes siguracioni.

    Vendimi i Qeverisë Kurti vjen në një kohë kur një numër I lartë I Shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, rikthehen në atdhe për pushime duke kaluar në pikat kufitare nga Shqipëri.

    Janë me mijëra shtetas  të Kosovës që zgjedhin të udhëtojnë përmes portit të durrësit. Më pas me makinat që ata kanë të cilat kryesisht janë me targa të huaja, emigrantët udhëtojnë drejt territorit të republikës së Kosovës.

    Ky vendim i qeverisë së Kosovës dhe procedurat e gjata për mbledhjen e kësaj takes në kufinj ka  shkaktuar rradhë të gjata.

    Duke llogaritur edhe temperaturat e larta që kanë përfshirë të dy vendet pritja në rradhë bëhet edhe më e vështirë .

    Shërbimet  Kufitare të Policisë Shqiptare në Morinë nisur edhe nga temperaturat e larta kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjerët ku mes tyre gjendeshin edhe fëmijë të vegjël./Abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark