×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vendimi i Kushtetueses-Reagon analisti Syla: Dobësira, rrenca dhe llaskuca

    Insajderi
    24 March 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka reaguar gazetari Valon Syla.

    Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Qeveria Kurti as një ligj Prokurorial nuk mund ta kaloi pa shkelje kushtetuese.

    Ai ndër të tjera ka thënë se figurativisht se VV është sikur kungulli mbi ujë.

    I njëjti i ka quajtur gjithashtu dhe gënjeshtar dhe të dobët, teksa ka lavdëruar opozitën për nismën e tyre.

    Postimi i plotë:

    Qeveria Kurti as një Ligj Prokurorial smund ta kapercej pa shkelje kushtetuese… A ja u rrëzoj kushtetuesja a?

    As Vetting, as Kodin Civil edhe pse i ka 51% të fuqisë elektorale kosovare.

    Shume jeni te dobet. Një punë nuk mbërritë me qitë në stom. E përmendshit nifar vaji në tepsi, por as at shpejtësi teper te ngadalshme se keni. Ju jeni si kungulli në ujë. Të zbrazët dhe as kursin se kah ju çon uji se keni e se kontrolloni. Thjeshtë jeni qaty… dobësira, rrenca edhe llaskuca me tendencë me kap gjithçka…e sidomos drejtësinë dhe sektoein publik.

    Kaq.

    Bravo opozitës që e çoi Ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark