Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe presidentin.
Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi u konstituua pas skadimit të afatit 30 ditësh, shkruan Insajderi.
“U dështoi loja pushtetarëve! Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor. Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi”, deklaroi Ramadani.
“Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje. Një dështim total i lojës së pushtetarëve! Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë”, ka thënë më tej deputeti. /Insajderi.org/