Insajderi
Lajme

Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasada e Britanisë

Insajderi
03 February 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe,  reagon ambasada e Britanisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas vendimit të PZAP-së, lidhur me ankesën e Listës Serbe për mos-shpallje të rezultateve zgjedhore.

Sipas Ambasadës, vendimi i PZAP-së riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës.

“Ambasada Britanike vëren vendimin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, i cili riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës. Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur”.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë. Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore. Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve”.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark