Vendimi i Qeverisë për Klan Kosova, reagon edhe politikani serb – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Qeverisë për Klan Kosova, reagon edhe politikani serb

    Insajderi
    29 July 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” Sh.P.K me vendim të Ministrisë së Industrisë, ka reaguar edhe politikani serb Aleksander Jabllanoviq.

    Ai përmes një postimi në twitter ka thënë se Klan Kosova është medium profesional i cili i ka dhënë hapësirë serbëve të Kosovës.

    “@klankosova_tv televizion profesional që ka pasur gjithmonë hapësirë ​​dhe kohë për ne serbët. Kur na ndaluan si parti nga disa televizione në gjuhën serbe, #klankosova ishte e hapur për ne. Ky episod i shëmtuar i llogarisë do të kalojë dhe ju do ta mbijetoni këtë Qeveri të #Kosovës”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark