Insajderi
Lajme

Vendimi për çmimin e rrymës merret me 11 prill

Insajderi
01 April 2025 - 09:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendimi për çmimin e rrymës merret me 11 prill
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind u paralajmërua se do të ndodh nga sot, më 1 prill.

Por, kjo ende nuk ka ndodhur, pasi që vendimi pritet të merret më 11 prill.

Kështu ka deklaruar për Klankosova kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët. Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por shqyrtimi mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.

Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi tek qytetarët dhe bizneset.

Lidhur me këtë, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark