Insajderi
Lajme

Vendimi për gjuhën shqipe- Taravari shpotitë Blendi Fevziun

Insajderi
11 December 2024 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendimi për gjuhën shqipe- Taravari shpotitë Blendi Fevziun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka goditur gazetarin nga Shqipëria Blendi Fevziun lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për përdorimin e gjuhëve atje.

Teksa ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, partneri i koalicionit të partisë së Kurtit në Maqedoninë e Veriut ka thënë se “besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm”, shkruan Insajderi.

“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk.

Besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm (presim video)”, thuhet në postimin e tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark