Venezuela do të fillojë nga java tjetër ndaljen e energjisë elektrike për katër orë çdo ditë deri sa kriza energjetike në vend është duke u përkeqësuar.
Këto ndërprerje do të zgjasin për 40 ditë deri sa vendi po përballet me thatësira që po e limitojnë punën e hidrocentraleve.
Kjo është goditje tjetër për ekonominë e Venezuelës që po ashtu ka pasur rënie të eksportit të produktit të saj kryesor, naftës, shkruan BBC.
Për pasojë, edhe birraria më e madhe në vend, Polar, ka thënë se do të ndërpresë prodhimin duke shtuar se rreth 10 mijë punëtorë do të preken nga kjo.
Duke njoftuar për reduktimet, Ministri i Energjise Luis Motta Domingues, tha se oraret e ndërprerjeve do të publikohen në baza ditore në gazeta dhe ueb faqe të ministrive. Ai tha se këto ndërprerje nuk do të ndodhin mes orës 20:00 deri të nesërmen paradite.
Kriza energjetike në Venezuelë ka qenë duke u thelluar që nga fillimi i vitit. Në shkurt, qendrave tregtare iu tha që të punojnë me orar të shkurtuar dhe të prodhojnë vetë energjinë./Insajderi.com