Veprimi i vonshëm i autoriteteve komunale në Kosovë vetëm gjatë këtij muaji është parë në dy raste, raporton Insajderi.
Komuna e Prizrenit, kishte vendosur gypa betoni rreth shtëpive ku kishte gjetur vdekjen Xheneta Gashi, si tentim për të ofruar siguri për banorët e Zonës Historike dhe banorë të tjerë që jetojnë në Prizren.
Këtë e kishte bërë me 10 qershor, dy ditë pasi muri i njërës shtëpi në Zonën Historike ishte shembur dhe kishte zënë vajzën 3-vjeçare që kishte quar në vdekjen e saj, raporton Insajderi.
Komuna e Prishtinës, për dallim nga ajo e Prizrenit, ka vepruar brenda ditës, por përsëri tek pas humbjes së jetës së dy fëmijëve në një gropë të hapur në Kolovicë, nga kompanitë e ndërtimit.
Por ajo që i bashkon këto dy komuna, siç raporton Inajderi, është reagimi i vonshëm, për të mbrojtur qytetarët e saj.
E tri vdekjet kanë ndodhur brenda dy jave dhe për të dyja rastet faji hidhet herë tek autoritetet komunale e herë tek ato qendrore./Insajderi.com