Shoferi i një veture për pak sa nuk e pësoi me jetë kur derisa po vozite nëpër një zonë kodrinore, gurët e mëdhenj filluan të bien nga kodrat.
Për fat të mirë ai e kishte vërejtur këtë rrëshqitje të gurëve që ngjante me shiun e meteorëve, duke u ndalur disa metra më larg, transmeton Telegrafi.
Mahesh K nga India po udhëtonte për në malet Ramban të Indisë, kur vërejti se gurët po rrëshqisnin dhe po binin me shpejtësi të madhe.
Me të ndaluar veturën, nxori telefonin për ta filmuar këtë ngjarje që po të mos tregohej i kujdesshëm, sigurisht se do t’i kushtonte me jetë. /Insajderi.com