×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Veriu i Kosovës, pika më e nxehtë e Kontinentit

    Insajderi
    22 August 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Dardan Islami

    Ishte viti 2007 kur Vladimir Putin në samitin e Munihut e kërcënoi haptas Perëndimin me konflikte të reja, dhe vetëm një vite me vonë ai filloi ekspeditat e tij në Gjeorgji përmes Abkazisë dhe Osetisë Jugore, ku përfundimisht në vitin 2020, ai vendosi ushtrine e tij mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke i bllokuar keshtu gazsjellësit alternativ ne Kaukaz.

    Tri vite me vonë, Rusia ngriti një bazë spiunazhi në Nish të Serbisë, vetëm 120 kilometra larg bazës Amerikane Bondsteel, prej nga po penetronte dhe po planifikonte operacinet e saj ne rajon. Nga kjo baze “humanitare” , sherbimi ushtarak GRU orkestroi nje luftë speciale “hibride”, si Puçin e dështuar në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, por dhe operacione subversive brenda vetë Serbisë dhe Kosovës. Edhe pse u pengua nga SHBA-të, ndikimi i rus nuk mbeti pa efekt në rajonin e Ballkanit.

    Synimi i kësaj baze spiunazhi ishte pengimi i zgjerimit të NATO-s, ku ajo kryesisht deshtoi, por synimi kryesor ishte dhe mbetet dalja në Detin Adriatik nëpërmes Malit të Zi duke ia prere kështu qasjen Aleancës Veriore.

    Strategjia ushtarake Ruse 2010-2020 ishte dominimi ne Detin e Zi, ku pas aneksimit te Krimesë, ajo njëkohësisht arriti ta mbyll qasjen për të tjerët edhe në Detin Azov. Një vjet me vonë me ftesen e Asadit, Rusia ndërtoi edhe bazën e saj të përhershme në Siri, duke pasur kështu dalje në Detin Mesdhe, ku edhe kesaj radhe prania e ushtrise ruse atje, nderpreu gazsjellësit për në Evropë qe po vinin nga Arabia Saudite, Katari dhe Iraku.

    Dalja në detin Adriatik për Rusinë është me nevojë jetike, sepse flota e saj Veriore dhe ajo e Baltikut nuk kanë bazë tjetër në Evropë deri në Detin Mesdhe, distancë kjo e gjate, që ia vështirëson shumë funksionimin operacional këtyre dy flotave detare ruse që e mbulojnë Evropën! SHBA-të dhe aleatet e saj janë të vetëdijshme për rëndësinë strategjike te Malit të Zi, dhe kjo ishte arsyeja pse ruset u penguan atje më 2016.

    Rusia ka ofruar ta ndërtojë një bazë ushtarake tokësore edhe në Serbi, por Serbia preferon të mbetet ushtarakisht e painkuadruar, si nje kusht ky qe duhet ndjekur per rrugën e saj të integrimeve Evropiane. Ajo preferon që rusët ate bazë të mundshme tokësore ta instalojne ne veri të Kosovës apo në Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovine. Një bazë ushtarake ruse në njërën nga këto dy vende do t’i bënte presion direkt Malit të Zi duke e destabilizuar dhe duke e ndare në dysh, ku Rusia perfundimisht do te dilte ne Adriatik, me ndihmen e aleateve te saj serb.

    Por pse veriu i Kosovës mbetet më interesant për Rusinë?

    Vendosja e nje baze ushtarake aty pas inskenimeve te mundshme te ndonjë konflikti, “operacione kto subversive”, dhe duke u thirr ne rezolutet 1244, do t’u jepte atyre hapësirë veprimi për ta zhbërë Malin e Zi por edhe Kosoven, por njëkohësisht edhe bllokonin dhe rrjedhën e gazsjellësve alternativ qe vijnë nga Izraeli nëpër Greqi, Shqipëri, Maqedini e Veriut, Kosovë dhe deri te lumi Iber, me pa mundësi të rrjedhës për në Serbi dhe tutje, duke e rrethuar keshtu Evropen dhe duke e bere 100% te varrur nga gazi rus!

    Si përgjigje SHBA-të kanë filluar zbarkimin e mjeteve të renda ushtarake në Shqipëri, Greqi, Kosovë, Rumani dhe Bullgari.

    Tërheqja e SHBA-ve nga Afganistani do ta fokusojë NATO-n, më shumë në gadishullin e Ballkanit ku edhe pritet ballafaqimi i ardhshëm i këtyre dy superfuqive, nese jo direkt gjithsesi se indirekt, sikur se edhe ne te kaluaren.

    Qeveria e Kosovës është e limituar dhe nuk është se mund të bëjë shumë, ajo duhet të mos bëjë gabime, të mos shënojë ndonjë autogol.

    Duhet qe me kujdes t’i dëgjojë dhe t’iu besoj aleatëve Perëndimorë verbërisht, pa bere kalkulime të tjera duke mësuar nga rasti i Ukrainës, kur dime se shteti ynë nuk kontrollon komplet territorin e vet, dhe se brenda territorit te vet ka lëvizje secesioniste të përkrahura nga Serbia dhe Rusia, dhe kur kemi parasysh se Kosova nuk është anëtare e NATO-s, e as antare e BE-së, kjo e bënë situatën edhe me të veshtirre, dhe shume te rrezikshme!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark