Disa lumenj në Evropën Qendrore dolën nga shtrati të hënën, duke shkaktuar përmbytje që vranë të paktën 10 njerëz nga Polonia në Rumani, me shumë qytete që u prekën nga përmbytjet pas shiut të dendur.
Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë u goditën rëndë gjatë fundjavës. Disa ura u shembën dhe shtëpitë u shkatërruan, ndërsa fshatra e qytete në Rumaninë lindore u zhytën në ujë.
Qeveria austriake e ka shpallur të gjithë provincën e Austrisë së Poshtme të prekur nga përmbytjet, rreth kryeqytetit Vjenë dhe në kufirin me Republikën Çeke, zonë fatkeqësie.
Një zëdhënës i stacionit të zjarrfikësve tha të hënën në mëngjes se situata ishte e qetë gjatë natës.
Megjithatë, deri të martën në vend priten deri në 60 litra shi për metër katror, tha një zyrtar shtetëror.
Eine neue Aufnahme von der Südautobahn A2, vermutlich bei Wiener Neudorf 😯#AustriaFlood pic.twitter.com/pL1yrDseUZ
— uwz.at (@uwz_at) September 15, 2024
Një zëdhënës i stacionit të zjarrfikësve tha të hënën në mëngjes se situata ishte e qetë gjatë natës.
Megjithatë, deri të martën në vend priten deri në 60 litra shi për metër katror, tha një zyrtar shtetëror.
Meteorologët e televizionit publik ORF kanë parashikuar edhe më shumë reshje në pjesë të caktuara të Austrisë si Tiroli dhe pjesa lindore e vendit.
Disa qindra njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në Austrinë e Poshtme, sipas shërbimeve zjarrfikëse. Një zjarrfikës humbi jetën të dielën teksa pomponte ujin nga një bodrum.
Megjithëse nivelet e ujit janë ulur në Vjenë, ka pasur probleme të mëdha me transportin publik të hënën dhe shumica e linjave të metrosë në qytetin me dy milionë banorë ishin funksionale vetëm pjesërisht.
Ndërkaq, në Republikën Çeke një person ka vdekur dhe shtatë janë zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Boris, sipas një raporti të ri të publikuar nga policia çeke të hënën në mëngjes.
Përmbytje ka pasur edhe në disa pjesë të Polonisë.