Vërshimet në Pejë, vdes një fëmijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vërshimet në Pejë, vdes një fëmijë

    Insajderi
    25 June 2023 - 00:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë ka mbetur i vdekur si pasojë e vërshimeve në Pejë.

    Burime të Insajderit në Spitalin e Pejës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

    Ndërkaq, sipas burimeve nga Prokuroria e Pejës, nëna e fëmijës është akoma duke u kërkuar nga ekipet emergjente atje.

    Pamje nga vërshimet:

    @insajderiofficial #kosova🇽🇰 #kosovoisalbania #shqipet #shqiptaria #albaniche #kosova🇽🇰albania🇦🇱 #shqipe #fyp #fypシ゚viral #fypdongggggggg ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha për Insajderin se policia dhe zjarrfikësit janë në terren, derisa shtoi se tri lagje janë në gjendje më të rëndë.

    “Situata nuk është e mirë, sepse ka pasur 30 minuta vërshime. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por i lusim qytetarët mos me dalë jashtë sepse po krijojnë tollovi. Tri lagje janë në gjendje ma kritike”, tha zëdhënësi Zekaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark