Insajderi
Insajderi

Situata e rëndë në Pejë, zëdhënësi i komunës ka një lutje për qytetarët

Insajderi
24 June 2023 - 22:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata e rëndë në Pejë, zëdhënësi i komunës ka një lutje për qytetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qyteti i Pejës është vërshuar nga uji pas reshjeve të mëdha të shiut.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha për Insajderin se policia dhe zjarrfikësit janë në terren, derisa shtoi se tri lagje janë në gjendje më të rëndë.

“Situata nuk është e mirë, sepse ka pasur 30 minuta vërshime. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por i lusim qytetarët mos me dalë jashtë sepse po krijojnë tollovi. Tri lagje janë në gjendje ma kritike”, tha zëdhënësi Zekaj.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gëzim Gashi tha për Insajderin se gjendja aktualisht është e rëndë.

“Për momentin në terren jemi, gjendja në qytet është jo e mirë, po presim që shiu me pushu, për momentin gjendja është goxha keq. Evakuim nuk ka kërku hala dikush, jemi në terren me krejt ekipen edhe zjarrfikësit për me i dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Gashi.

@insajderiofficial #kosova🇽🇰 #kosovoisalbania #shqipet #shqiptaria #albaniche #kosova🇽🇰albania🇦🇱 #shqipe #fyp #fypシ゚viral #fypdongggggggg ♬ original sound – GazetaInsajderi
@insajderiofficial #kosovo🇽🇰 #kosova🇽🇰 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqipe #Peja #peja03 #fyp #fypdongggggggg #fypシ゚viral #viral ♬ Rain sound (indoor, window opening)(837944) – Yuki Shizuoka Sound

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark