Versioni i policisë për vrasjen e Miradije Hetemi-Gashit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Versioni i policisë për vrasjen e Miradije Hetemi-Gashit

    Insajderi
    22 December 2016 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me vrasjen e Miradije Hetemit- Gashit që ndodhi mbrëmë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

    Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes së gruas dhe plagosjen e një personi që sipas burimeve të Insajderi është vëllau i viktimës.

    I dyshuari R. G, 62 vjeç, është dërguar në mbajtje ndërsa i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm, që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, si dhe një karikator i zbrazët.

    Sipas policisë, viktima Miradije Hetemi Gashi,  57 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i plagosuri Xh. H, 47 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    Hetuesit policor, janë duke punuar për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit  është cilësuar si Vrasje e rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark