Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, vazhdon ta shijojë pushimin në vendlindje.
E përderisa vazhdon të qëndrojë në Prishtinë, shfaqet shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë disa fotografi në një sallon bukurie dhe shfaqet shumë atraktive.
E veshur me një fustan të zi, një xhaketë shumëngjyrshe, me flokë bionde dhe të lëshuara, Vesa duket për mrekulli, shkruan Insajderi.
Asaj nuk i kanë munguar edhe komentet e shumëta, të cilat kanë qenë komplimente për dukjen.
Vesa përndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktive në projekte muzikore, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka në planë të sjellë së shpejti diçka të re.