Insajderi
Showbiz

Vesa merr dhuratën luksoze për ditëlindje

Insajderi
10 September 2026 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vesa merr dhuratën luksoze për ditëlindje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë në Instagram pamjen e një çante Hermès Birkin, të shoqëruar vetëm me mbishkrimin “Birthday Gift”.

Vesa nuk ka treguar publikisht se nga kush e ka marrë dhuratën, por me shumë gjasë surpriza ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Mirlindi.

Ai tashmë njihet për dhuratat luksoze që i ka bërë Vesës në raste të veçanta, ndaj edhe këtë herë gjithçka lë të kuptohet se mund të jetë kujdesur ai për surprizën e ditëlindjes.

Birkin është një prej çantave më ekskluzive të Hermès, me çmime që variojnë ndjeshëm në bazë të madhësisë, materialit dhe modelit, ndërsa disa versione në tregun e rishitjes arrijnë shifra marramendëse.

Vesa, megjithatë, ka zgjedhur të mos zbulojë më shumë detaje, duke lënë vetëm fotografinë të flasë për ditëlindjen e saj luksoze.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark