Kryeparlamentari Kadri Veseli me rastin e Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku tha se kjo festë përcjellë mesazhin e ndihmës dhe solidarizimit me ata persona që janë në nevojë.
“Kjo është një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë, përçon mesazhin e dashurisë dhe paqes për këtë festë. Respekti më i madh i takon atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që u flijuan për vendin tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.