Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht

    Insajderi
    12 January 2017 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj se shpejti do të lirohet plotësisht, pas vendimit për lirimin me kusht nga drejtësia franceze.

    Vendimin e autoriteteve të drejtësisë franceze për lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Veseli, e ka vlerësuar si hap të parë drejt lirimit të plotë.

    Në një komunikatë për media nga Kuvendi thuhet se ‘kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë’.

    Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletë-arresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark