Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai do të jetë garantues i Ramiz Lladrovcit për të gjitha projektet e premtuara që priten të realizohen në Komunën e Drenasit.
“Unë do të jem garant i gjitha projekteve që do të realizohen në Komunën e Drenasit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se është krenarë për mbështetjen që ka PDK-ja në komunën e Drenasit dhe se raundi i dytë i zgjedhjeve është pjesë e demokracisë. /Insajderi.com