Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veslei ka thënë se “Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme” pas fitores së kandidatit të kësaj partie, Ramiz Lladrovci, në Komunën e Drenasit.
Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe ka falënderuar votuesit në Drenas.
“Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë. Urime”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Lladrovci në balotazh fitoi bindshëm me rreth 63 për qind të votave, kundrejt 37 të Isa Xhemajlajt të Nismës. /Insajderi.com