Veseli: Institucionet urgjentisht të thonë fjalën e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Institucionet urgjentisht të thonë fjalën e tyre

    Insajderi
    23 June 2016 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për familjen Mramori për dy fëmijët e kësaj familje që humbën jetën.

    “Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime familjes Mramori për humbjen tragjike të jetës së dy fëmijëve të saj Florentës dhe Florentit. Kjo është një tragjedi e rëndë që prekë zemrat, jo vetëm të familjes, por të secilit prej nesh, secilit qytetar të Kosovës, që aspiron një vend dhe ambient të sigurt për fëmijët dhe familjen e tij”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Ai më tej ka thënë se institucionet duhet të thonë fjalën e tyre rreth këtij rasti.

    “Përveç dhimbjes, është urgjente që institucionet e ligjit të thonë fjalën e tyre dhe të marrin vendimet e duhura e të shpejta për t’i nxjerrë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që lejojnë dhe ata që krijojnë në ambientet tona sociale faktorë të tillë rreziku për jetën si ky që u mori jetën fëmijëve të familjes Mramori”, përfundon Veseli. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark