Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të thërras seancë për të diskutuar për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
Veseli fillimisht kishte ftuar këtë seancë për datën 14 dhjetor por thotë se e ka shtyrë për shkak të kërkesës së Vetëvendosjes.
“Unë e kisha paralajmëruar seancën për datën 14 dhjetor por në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kolegia Aida Dërguti nga Vetëvendosje ka kërkuar që seanca të mos mbahet atë ditë. Tani këto ditë shumë deputetë janë jashtë, por javën tjetër pra më datën 19 apo 20 shumica kthehen dhe seanca do të thirret menjëherë”, deklaroi Veseli.
Veseli ka ftuar të gjithë deputetët që t`i bashkëngjiten këtij propozimi, për të diskutuar në një seancë të veçantë për rastin Dehari. /Insajderi.com