Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka kritikuar Bashkimin Evropian, për “izolimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”
Ai po ashtu ka kritukuar zëvendësministrin e vendit nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, për fushatën e tij në Bruksel rreth çështjes së Trepçës.
“Është e pakuptimtë që vetë Bashkimi Evropian të ndërtojë mure për qytetarët e një vendi, siç është Republika jonë”, tha Veseli në konferencën kushtuar 60-vjetorit të revolucionit hungarez, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Kuvendit përsëriti se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat. /Insajderi.com