Veseli kundër debatit “për romantizëm” me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kundër debatit “për romantizëm” me Shqipërinë

    Insajderi
    19 October 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është bashkuar debatit për marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë, duke thënë se me Shqipërinë “duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh”.

    “Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

    Vizita në Beograd e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka nxitur debat në Kosovë e Shqipëri lidhur me qasjen që Shqipëria duhet të mbajë karshi Kosovës sidomos në kontekstin e marrëdhënies Shqipëri-Serbi.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Shqipërinë për të zhvilluar dialogun politik me Serbinë, meqë për këtë e ka mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Deklarata e tij është cilësuar si e nxituar nga përfaqësues të komisionit për politike të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa vetë Rama ka thënë se nuk merr leje nga askush për të folur për Kosovën.

    “Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flas dhe përçoj zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional”, ka shtuar tutje Veseli./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark