Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se muri në veri i ngjan një kompleksi rus.
“Është një kompleks më tepër rus, i cili po tenton të shpërfaqet në mënyrë shumë negative në Kosovë. Por nuk do të ketë sukses”, ka thënë Veseli gjatë një konference për media.
Ai ka thënë se mure të tilla nuk do të ketë as në veri dhe as nëpër Kosovë.
“Muri në Mitrovicë nuk do të ekzistojë asnjëherë. Për këtë të jenë të sigurt të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht banorët e Mitrovicës. Ai është qytet që ka qenë një dhe ashtu do të ekzistojë gjithmonë”, ka shtuar ai.
Veseli ka thënë se “çdo tentativë për të ndërtuar mure në shekullin 21 është kundër vlerave evropiane”./Insajderi.com