×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Nderim të përhershëm NATO-s

    Insajderi
    24 March 2016 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përvjetorin e 17-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s, Kryetari I Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova I bënë ndërim të përhershëm të gjitha grave e burrave të Aleancës Veri-atlantike dhe qeverive demokratike gjithandej botës që përkrahën çlirimin e Kosovës.

    “Momentet më të lavdishme në historinë njerëzore, janë ato kur kauza e një populli për të qenë i lirë bëhet kauzë e të gjithë njerëzimit. 24 marsi i vitit 1999, është një moment i tillë”, ka shkruar ai nw Facebook.

    Sot shënohet shtatëmbëdhjetë vjetori i sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet filluan më 24 mars të vitit 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

    Bombardimet mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, nga aviacioni i NATO-s, shënuan fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Serbisë.

    Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe e pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark