Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nepotizmi dhe klientelizmi e kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në institucione.
“Për një kohë të gjatë Kosova kritikohet për politizimi e institucioneve të pavarura. Fenomenet e tilla si nepotizmi dhe klientelizmi, të shfaqura në nivele të ndryshme, kanë dëmtuar reputacionin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve”, ka thënë Veseli, gjatë konferencës “Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura: Roli i Parlamentit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt sot në Prishtinë.
Ai ka thënë se korrupsioni është i lidhur me nepotizmi, i cili pengon sistemin demokratik në vend.
“Korrupsioni është ngushtësisht i lidhur me këto fenomene. Ato janë pengesa shumë serioze në konsolidimin e sistemit demokratik dhe ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, theksoi Veseli.
Veseli kujtoi se, në funksion të kësaj, gjatë muajit gusht, bashkë me kryeministrin dhe ambasadorin britanik në Kosovë, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që adreson pikërisht këto çështje.
“Qëllimi është që të sigurojmë një proces të përzgjedhjes transparente, profesionale dhe politikisht të pandikuar të bordeve drejtuese të institucioneve të pavarura. Institucionet shtetërore janë në funksion të publikut, e në asnjë mënyrë instrumente të interesave grupore. Nga të kuptuarit e drejtë të këtij parimi do të varet edhe shpejtësia me të cilën do të ecim në rrugën euro-atlantike”, shtoi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Megjithatë, Veseli ishte i përfshirë në përgjimet e siguruara nga Gazeta Insajderi, në të cilat flitej pikërisht për nepozitëm dhe punësimin e njerëzve në pozita të larta
“Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”, Adem Grabovci i thoshte Kadri Veselit./Insajderi.com
Dosja e Shefave X: Grabovci-Veselit: Ti i merr vendimet, unë i zbatoj