×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli ngushëlloi popullin amerikan për vrasjet në Orlando

    Insajderi
    13 June 2016 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Paul D. Ryan, dhe nëpërmjet tij gjithë popullin amerikan, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, për pasojë të të cilit humbën jetën dhjetëra persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

    “Me rastin e aktit terrorist që ndodhi dje në Orlando, SHBA, në emër të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin ngushëllues të Veselit.

    “Në këto çaste të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju siguroj që Kosova dhe qytetarët e saj bashkëndjejnë me dhimbjen e tyre, të këtij populli mik dhe përkrahësi të madh të shtetit tonë. Ne do të jemi përkrah jush në luftën e përbashkët kundër së keqes”.

    Të dielën në një sulmi ta ndodhur në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vranë 50 persona. Sulmuesi është një ekstremistë islamik me prindër afganë derisa vet ishte shtetas amerikan. Emri i tij është Omar Mateen, me vendbanim në Florida.

    Mateen kishte me vete një jelek vetëvrasës të mbushur me armë. Sulmin e kishte kryer në orët e hershme të mëngjesit.

    Pos 50 të vdekurve, janë edhe 53 të plagosur./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark